Istaknute Albanke u fokusu tribine povodom Dana žena u Zagrebu
- 8. ožu
- 3 min čitanja

Zagreb, 7. ožujka 2026. – Povodom Dana žena u hotelu Antunović u Zagrebu održana je tribina posvećena istaknutim albanskim ženama koje su kroz povijest ostavile snažan trag u kulturi, znanosti i društvu. Događaj su organizirali Društvo albanskih umjetnika Hrvatske – DEA i Albansko kulturno društvo u Hrvatskoj „Shkendija“.
Tribina se temelji na knjizi Istaknute albanske žene, čija je autorica kosovska znanstvenica Edi Shukriu, a koju je DEA objavila prije četrnaest godina. Organizatori su istaknuli kako se ova tribina održava kontinuirano već 14 godina, čime je postala tradicionalni dio obilježavanja Dana žena u albanskoj zajednici u Hrvatskoj.
Sudionici su podsjetili na brojne uspješne Albanke koje su od antike do današnjeg vremena ostavile dubok trag u albanskoj, ali i svjetskoj povijesti. Njihov život i doprinos predstavile su dr. sc. Marija Buzov i književnica Ljiljana Koci, ujedno i predsjednica Društva albanskih umjetnika Hrvatske – DEA. Program je vodila Gentiana Leshdedaj, predsjednica Albanskog kulturnog društva „Shkendija“.
Posebnu pozornost privukla je prisutnost 85-godišnje Vere Gjevori Hima, legendarne medijske pionirke – prve spikerice Radio Televizije Priština te prve spikerice koja je na Radio-televiziji Beograd vodila program na albanskom jeziku.
Tribini su prisustvovale Albanke iz Zagreba različitih generacija, a obilježavanje Dana žena završilo je glazbenim nastupom popularne kosovske pjevačice Donike Rushiti.
Suorganizatori događaja bili su Unija Albanaca u Republici Hrvatskoj, Vijeće albanske nacionalne manjine Grada Zagreba i Klub albanske mladeži Republike Hrvatske. Među uzvanicima su bili Donika Hoxha, veleposlanica Albanije u Hrvatskoj, Martin Berishaj, veleposlanik Kosova u Hrvatskoj, te Esad Collaku, predsjednik Unije Albanaca u Republici Hrvatskoj.
Gratë e shquara shqiptare në qendër të një tribune me rastin e Ditës së Gruas në Zagreb
Zagreb, 7 mars 2026 – Me rastin e Ditës së Gruas, në hotelin Antunović në Zagreb u mbajt një tribunë kushtuar grave të shquara shqiptare që gjatë historisë kanë lënë gjurmë të rëndësishme në kulturë, shkencë dhe shoqëri. Ngjarja u organizua nga Shoqata e Artistëve Shqiptarë të Kroacisë – DEA dhe Shoqata Kulturore Shqiptare në Kroaci “Shkendija”.
Tribuna u mbështet në librin Gratë e shquara shqiptare, autore e të cilit është shkencëtarja kosovare Edi Shukriu, ndërsa libri është botuar nga DEA para katërmbëdhjetë vitesh. Organizatorët theksuan se kjo tribunë mbahet rregullisht tashmë për 14 vite me radhë, duke u shndërruar në një traditë të shënimit të Ditës së Gruas në komunitetin shqiptar në Kroaci.
Gjatë aktivitetit u rikujtuan shumë gra të suksesshme shqiptare që nga antikiteti e deri në ditët e sotme, të cilat kanë lënë gjurmë të thella në historinë shqiptare, por edhe në atë botërore. Jetën dhe veprën e tyre e prezantuan dr. sc. Marija Buzov dhe shkrimtarja Ljiljana Koci, njëherazi kryetare e Shoqatës së Artistëve Shqiptarë të Kroacisë – DEA. Programin e drejtoi Gentiana Leshdedaj, kryetare e Shoqatës Kulturore Shqiptare “Shkendija”.
Vëmendje të veçantë tërhoqi prania e 85-vjeçares Vera Gjevori Hima, një figurë legjendare e medias – spikerja e parë e Radio Televizionit të Prishtinës dhe spikerja e parë që drejtoi program në gjuhën shqipe në Radio Televizionin e Beogradit.
Në tribunë morën pjesë gra shqiptare nga Zagrebi të brezave të ndryshëm, ndërsa shënimi i Ditës së Gruas vazhdoi me një program muzikor nga këngëtarja e njohur kosovare Donika Rushiti.
Bashkëorganizatorë të këtij aktiviteti ishin Unioni i Shqiptarëve në Republikën e Kroacisë, Këshilli i Pakicës Kombëtare Shqiptare të Qytetit të Zagrebit dhe Klubi i Rinisë Shqiptare të Kroacisë. Ndër të ftuarit ishin Donika Hoxha, ambasadore e Shqipërisë në Kroaci, Martin Berishaj, ambasador i Kosovës në Kroaci, si dhe Esad Collaku, kryetar i Unionit të Shqiptarëve në Republikën e Kroacisë.
Komentari