top of page

“Poeta Nascitur historicus hit. Ad honorem Zef Mirdita” (Ed) Albert Ramaj

Fjalimi për rastin e promovimit të librit “Poeta Nascitur historicus hit. Ad honorem Zef Mirdita” (Ed) Albert RamajJemi tubuar që të prezentojmë librin që i kushtohet Zef Mirditës, që në shqip e kemi quatur festëshkrim, me titlullin “Poeta nascitur historicus fit. Ad honorem Zef Mirdita” shqip do të thotë (Poeti lind, historiani behët. Për nder të Zef Mirditës). Titullin e kemi vënë latinisht, për shkak të shumësisë së gjuheve së teksteve që janë në këtë festëshkrim. Ky libër që kemi para, është një vepër që shumë autorë nga shumë vende të botës janë bashkuar që ta nderojnë Zef Mirditën. Kur kemi filluar punën e këtij festëshkrimi, Zefi nuk ishte fare i njoftuar për këtë gjë, dëshironim që t`ia bënim një befasi dhe shpresoj se ia kemi arritur.Kur i kemi pyetur autorët që janë pjesëmarrës me shkrim në këtë libër, të gjithë janë përgjigjur pozitivisht gati njëzëri, bile edhe me shumë gëzim që të marrin pjesë në këtë vepër, bile disa prej tyre, ashtu siç e kemi shënuar edhe në parathënjen e librit se e kanë edhe obligim moral që të marrin pjesë me shkrim, sikur Aleksander Stipcevic, Peter Bartl, Noel Malcolm etj, 2-3 prej tyre Aleksandër Meksi, Konrad Clewing, Bardhyl Demiraj etj, me kanë lutur që të shtyjmë edhe pak dërgimin e festëshkrimit në shtyp, sepse ende nuk e kishin përfunduar shkrimet e tyre, kurse Neritan Ceka thoshte se kam aq shumë punë dhe obligime në jetën publike e politke, por me shumë dëshirë do të bëjë shkrimin që i kushtohet Mirditës për shkak të rrespektit që kam ndaj tij.Arsyeja pse kemi marrë këtë hap që të botojmë festëshkrimin që i kushtohet Zef Mirditës është se më të vërtetë ai gëzon një rrespekt të madh në botën akademike perëndimore, pra jo vetëm atë shqiptare, kroate apo europiane por edhe më gjërë dhe kemi dëshiruar që të bëjmë një vepër që në perëndim praktikohet për njerëzit që tërë jetën ia kanë kushtar shkencës, në këtë rastë historisë shqiptare, e këtë ka bërë Zef Mirdita. Pjesmarrja e autorëve nga gjithë bota tregon se sa autoritet dhe rrespekt gëzon Zef Mirdita në botën akademike.Prej librit po e veçoj kapitullin që i kushtohet kryekëput diasporës shqipare i cili paraqitet për herë të parë në këtë mënyrë dhe është me rëndësi për historiografinë shqitpare.Në parathënje të këtij festëshkrimi kemi kërkuar që të hapet Albanologjia pranë universitetit të Zagtrebti besoj se ambasatë shqiptare në Zagreb kanë vepruar diçka në këtë drejtim. Kjo kërkesë është bërë të hapet Albanologjia në Zagreb, duke pasur parasysh lidhjet historike dhe kontributin e albanologëve kroatë për albanologjinë dhe të numrit të popullatës shqiptare që jeton në Kraoci.Në fund dëshiroj falenderoj Institutin kroat të historisë (Hrvatski institut za povijest), sidomos falenderoj Gordan Ravancic, Zef Ahmetin, Aleksander Stipcevic, Jasna Turkalj, Serdjo Dokoza, Nuri Bexheti, Zef Ahmetin e shumë të tjerë që ndihmuan gjatë tërë kohës kur ishim duke përgatitur librin, por sidomos dëshiroj të falenderoj të gjithë autorët që kanë marrë pjesë me shkrimet e veta në këtë libër.Albert Ramaj, Zagreb 11.10.2014

 Albanese positivo  

 

Albanese positivo je  grupa građana koju je inicirala Ljiljana Koci 2005.god.

 

Neformalno djeluje  od 2011.putem FB  društvene mreže. 


2014.god. osniva portal nositelj je DAUH- DEA

 

Grupa je razvila  zavidan međusobni dijalog i realizirala mnoge dugoročne  idejne projekte. 

 

Kroz formalna i neformalna druženja približava  građanima RH kulturu Albanaca, njihove specifičnosti i individualna ostvarenja.

U

 

     Nedavne objave        
bottom of page